LAJME / E Mërkurë 15 Tetor 2025, 15:03

“Akuza e fortë: Dy kryebashkiakë nën hetim sepse i denoncoi Rama, jo SPAK!”

Ish-drejtori i Policisë, Ahmet Prençi, ka kritikuar raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumani, gjatë seancës në Komisionin e Ligjeve, lidhur me veprimtarinë e Strukturës së Posaçme.

Prençi deklaroi se dy kryebashkiakë të qarkut Shkodër – Kristian Shkreli i Vaut të Dejës dhe Hilë Curri i Fushë-Arrëzit – janë aktualisht nën hetim nga SPAK, dhe se këto hetime kanë nisur pas denoncimeve publike të kryeministrit Edi Rama.

“Janë dy raste në qarkun Shkodër, bëhet fjalë për bashkinë e Vaut të Dejës dhe të Fushë-Arrëzit. Ata e dinë tashmë që janë nën hetim. Të dy rastet i ka denoncuar publikisht kryeministri i Shqipërisë.

SPAK, sapo bërtet kryeministri dhe thotë: ‘Shiko ti atje në Vau të Dejës, mos luaj me dy porta’, menjëherë ka filluar hetimet. Ndërkohë, kur bërtet opozita për Durrës e Tiranë, për blerje votash me thasë në Fier, Vlorë e sidomos Elbasan, SPAK nuk ka kryer asnjë veprim”, u shpreh Prençi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE