
një aktor i njohur ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare si pasojë e një aksidenti tragjik me makinë, të dielën më 10 maj. Bharath Kanth ishte së bashku me shokun e tij, kameramanin G Sai Trilok, e fatkeqësisht të dy humbën jetën në vendin e ngjarjes.
Thuhet se 31-vjeçari ishte në timon kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një kamion kontejnerësh.
Policia konfirmoi përplasjen e makinave dhe zbuloi se i kishte dërguar trupat e pajetë për ekzaminim.
“Ky incident ndodhi mbrëmë pasi makina e tyre u përplas me një kamion në daljen nr. 12 në ORR. E kemi regjistruar rastin, kemi zhvendosur trupat e të ndjerëve për ekzaminim pas vdekjes dhe po hetojmë çështjen”, deklaruan oficerët e policisë.
Ndërkohë Bharath Kanth ishte i njohur për performancat e tij në filmin “Gramam” të vitit 2021 dhe filmin “Tenant” të vitit 2024, si dhe për paraqitjet e tij në seriale web, duke përfshirë “Geethanjali” dhe “Parvathi Parameshwarlu.”
Në rrjetet sociale vërshuan menjëherë ngushëllimet nga fansat:
“Absolutisht i shokuar. Ishte një njeri i dashur, ike shumë shpejt. U prehtë në paqe”.
“Thjesht të trishtuar. Disa njerëz largohen përmes artit të tyre, por ndikimi që lënë pas mbetet përgjithmonë”, shkruan një tjetër fans, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
