LAJME / E Diel 10 Maj 2026, 13:01

Aksidenti me katër persona të përfshirë, identifikohet personi që humbi jetën

Aksidenti që ndodhi në zonën e Gjirit të Lalzit përfundoi me vdekjen e një burri dhe plagosjen e një tjetri, raporton noa.al.

Në këtë ngjarje ku u plagosën dhe tre persona, humbi jetën shtetasi Edmond Sema, 57 vjeç, informon noa.al.

Gjithçka ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00, në Gjirin e Lalëzit, kur janë përplasur dy automjete.

Si pasojë ka humbur jetën 57-vjeçari Edmond Sema, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej automjeteve.

Nga përplasja e fortë janë plagosur drejtuesit e të dyja makinave si dhe një pasagjer tjetër.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e të dy automjeteve, të cilët rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE