LAJME / E Diel 3 Maj 2026, 15:03

Aksident tragjik në vend, humb jetën një fëmijë dhe plagoset një tjetër

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në lagjen nr. 15 në Durrës, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, të miturit janë përplasur nga një automjet në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.

Fëmija i plagosur është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa për viktimën nuk ka mundur të bëhet asgjë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar dhe më pas arrestuar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE