LAJME / E Hënë 4 Maj 2026, 04:04

Aksident tragjik ne Shqiperi, humb jeten miliarderi i njohur, qe… (Emri dhe foto)

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur pak ditë më parë në aksin Librazhd-Përrenjas ka përfunduar në mënyrë tragjike, duke i

marrë jetën shtetasit kinez Li Jianhong dhe duke lënë të plagosur gjashtë persona të tjerë.

Ngjarja ka tërhequr vëmendje të gjerë edhe në mediat kineze, të cilat kanë zbuluar profilin e personit që ndërroi jetë, duke

theksuar se ai ishte një ndër sipërmarrësit më të njohur dhe me ndikim në rajonin e Xinjiangut.

Sipas raportimeve, Li Jianhong ndodhej në Shqipëri për një vizitë pune dhe në momentin e aksidentit po udhëtonte së bashku

me disa bashkëkombës të tij, në kuadër të aktiviteteve që lidhen me investime dhe bashkëpunime biznesi në vendin tonë.

Li Jianhong, 60 vjeç, i lindur në dhjetor 1965, ishte president i “Xinjiang Grand Scape Group” dhe njëkohësisht themelues i

resortit të njohur të skive “Silkroad Mountain Resort” në Urumqi, një nga projektet më të rëndësishme të turizmit dimëror në

Kinë. Ai e nisi karrierën në sektorin e telekomunikacionit, por në vitin 1993 vendosi të largohej nga një institut në Guangzhou

për t’u rikthyer në Xinjiang, ku ndërtoi nga e para aktivitetin e tij privat.

Kompania që ai drejtonte u shndërrua me kalimin e viteve në një grup të madh me aktivitet të shtrirë në fusha të ndryshme, përfshirë telekomunikacionin, turizmin dhe menaxhimin e investimeve. “Xinjiang Grand Scape Group” arriti të menaxhojë asete me vlerë rreth 1.4 miliardë juanë dhe të punësojë mijëra persona, duke u renditur ndër kompanitë më të rëndësishme private në rajon, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE