
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në Itali në rrugën 410 në Naro,
në provincën e Agrigentos.
Nga aksidenti ka ndërruar jetë një person. Viktima mësohet se është me origjinë nga
Shqipëria ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.
Përplasja mësohet se ndodhi pranë kthesës për në Agrigento. Një makinë dhe një kamion që transportonte fruta u përfshinë në aksidentin fatal duke lënë edhe 6 të plagosur.
Autoriteti Kombëtar Italian i Rrugëve urdhëroi mbylljen e rrugës në të dyja drejtimet ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
