LAJME / E Diel 31 Maj 2026, 19:07

Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën babë e bir

Një aksident tragjik ka tronditur qytetin e Patrës në Greqi. Raportohet se një 20-vjeçar dhe babai i tij 46 vjeç humbën jetën pas një përplasjeje të rëndë me motor në zonën e Rios.

Sipas informacioneve paraprake, motori me të cilën udhëtonin babë e bir doli nga rruga dhe u përmbys për arsye që ende nuk janë sqaruar nga autoritetet.

Mediat greke raportojnë se përplasja me barrierën mbrojtëse ka qenë jashtëzakonisht e fortë. Si pasojë e plagëve të marra, 20-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Ndërkohë, 46-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin Universitar të Patrës në Rio, por nuk mundi t’u mbijetonte dot t’u plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Në vendin e aksidentit u krijua situatë e rënduar, ndërsa qarkullimi i automjeteve u ndërpre përkohësisht për të mundësuar ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës. Ambulancat transportuan të plagosurit drejt spitalit, por përpjekjet e mjekëve rezultuan të pasuksesshme për 46-vjeçarin.

Sipas të dhënave të deritanishme, të dy viktimat mbanin helmeta mbrojtëse në momentin e aksidentit. Autoritetet po hetojnë rrethanat e sakta që çuan në këtë tragjedi familjare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE