
Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti që ndodhi ditë më parë në rrugën Pejë-Klinë, konkretisht në fshatin Jabllanicë e Leshanit.
Gruaja e cila kishte pësuar lëndime të rënda ka vdekur sot në orët e mëngjesit.
Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin Pejës.
“Ka qenë duke u trajtuar në spitalin e Pejës. Sot në orët e mëngjesit jemi njoftuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet”, ka deklaruar Gashi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
