
Pas disa ditësh pa reaguar publikisht, Jozi është shfaqur sërish në rrjetet sociale, duke dhënë sinjalin e parë për ndjekësit e tij që prej vendimit të Gjykatës për masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, në lidhje me rastin e Edi Kuçit.
Përmes një “Instastory”, Jozi ka ndarë një fotografi ku shfaqet pranë oxhakut, duke lexuar një libër. Krahas imazhit, ai ka zgjedhur të përcjellë edhe një mesazh për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe.
“Duke e marrë veten! Faleminderit për interesimin dhe mbështetjen. Projekti i ri së shpejti. Ju dua”, shkruan ai.

Postimi nuk është thjesht një falënderim për ndjekësit. Jozi ka shoqëruar fotografinë edhe me një këngë në sfond, “Së shpejti”, duke lënë të kuptohet se pavarësisht situatës që po kalon, ai po përgatitet të rikthehet në muzikë.
Ky është reagimi i parë i tij në rrjetet sociale pas ditësh heshtjeje.
