LAJME / E Premte 21 Shkurt 2025, 21:09

Aksident në Librazhd/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur në fshatin Dragostunjë në Librazhd pasditen e të premtes.

Sipas informacioneve, automjeti tip Hyundai është përplasur me një automjet tjetër.

Nga ky aksident raportohet se jan plagosur dy persona, të cilët janë transportuar për mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan.