
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 15:50 në rrugën Gjilan-Kamenicë, në dalje të fshatit Koretin.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot, më 25.05.2026, rreth orës 15:50, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar informacion për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Gjilan-Kamenicë, në dalje të fshatit Koretin. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Ndihmës së Shpejtë, Njësia Rajonale e Trafikut dhe hetuesit e aksidenteve”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, pesë të lënduarit, fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan për trajtim mjekësor.
“Më pas, njëri prej të lënduarve është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë, ndërsa katër personat e tjerë janë liruar. Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat që çuan deri te aksidenti”, shtoi Hashani, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
