
Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit, një çift bashkëshortësh ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Peshkopisë për ndihmë mjekësore. Mësohet se gruaja e plagosur ishte shtatzënë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se mjegulla e dendur dhe prania e akullit në rrugë mund të kenë ndikuar në ndodhjen e përplasjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
