
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Gjirin e Lalëzit, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 dhe si pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili udhëtonte si pasagjer në njërin prej mjeteve të përfshira në aksident.
Nga përplasja kanë mbetur të lënduar edhe drejtuesit e të dy automjeteve, si dhe një pasagjer tjetër, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore.
Policia thotë se ka arrestuar të dy drejtuesit e mjeteve, pasi nga verifikimet rezultoi se drejtonin automjetet në gjendje të dehur.
-Durrës/Rreth orës 22:00, në Gjirin e Lalëzit, janë përplasur dy automjete. Si pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej automjeteve. Gjithashtu, kanë marrë lëndime drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e të dy automjeteve, të cilët rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
