LAJME / E Enjte 15 Janar 2026, 22:10

Aksident i rëndë në Slloveni, autocisterna përplas mjetin e shqiptarit! Humb jetën 28-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar në Slloveni ku për pasojë ka humbur jetën një 28-vjeçar shqiptar nga Kosova. I riu është identifikuar si Leun Kastrati nga fshati Turjakë i Malishevës.

Aksidenti ndodhi në autostradën A1, mes Lubjanës dhe Mariborit pranë Slovenska Bistricës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit. Një autocisternë duke udhëtuar drejt Mariborit, humbi kontrollin mbi mjetin dhe u përplas me barrierën ndarëse.

Më pas mjeti u përmbys në kahun e kundërt të autostradës dhe u përplas edhe një furgon.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Lidhur me këtë janë plagosur edhe dy persona të tjerë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE