LAJME / E Premte 17 Tetor 2025, 01:01

Aksident i rëndë në Radhimë, makina me shpejtësi të madhe përplas dhe vret katër kuaj

Një aksident i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë–Orikum, në afërsi të fshatit Radhimë.

Një automjet tip “Volkswagen” me targa AB087LB, që drejtohej nga shtetasi G.D., është përplasur me katër kuaj që ndodheshin në mes të rrugës. Për pasojë, të katër kafshët kanë ngordhur në vend.

Sipas të dhënave të para nga grupi hetimor, automjeti po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Drejtuesi i automjetit është marre ne pyetje nga specialist të policisë rrugore të Vlorës , e cila do nxjerri dhe shkaqet e këtij aksidenti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE