
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Himarë-Borsh, pasi një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, dy vajza kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura identitetet e të plagosurave apo gjendja e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Policia e Shtetit dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Hetuesit po verifikojnë nëse ngjarja lidhet me shpejtësinë, humbjen e kontrollit të mjetit apo faktorë të tjerë që mund të kenë ndikuar në aksident, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
