
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në unazën jugore të qytetit të Fierit.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një motomjet dhe një automjet tip “Peugeot”, të cilët janë përplasur
në rrethana që ende nuk janë bërë plotësisht të qarta. Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit ka mbërritur autoambulanca, e cila ka transportuar të plagosurin drejt Spitalit
Rajonal Fier për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Gjendja e tij shëndetësore ende nuk është bërë e ditur nga autoritetet.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar edhe shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
