LAJME / E Premte 3 Korrik 2026, 18:06

Aksident i rëndë: Makina përplas 13-vjeçaren teksa kalonte rrugën, gjendja e saj është kritike

**Aksident i rëndë në Ankara: Makina përplas 13-vjeçaren teksa kalonte rrugën, gjendja e saj është kritike**

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në rrugën **?vedik**, në lagjen **Yenimahalle** të Ankarasë, ku një automjet ka përplasur një vajzë 13-vjeçare që po kalonte rrugën.

Sipas raportimeve, automjeti me targa **06 BV 9608**, i drejtuar nga **M.D. (51)**, dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të madhe dhe kishte kryer një parakalim të gabuar, kur goditi nxënësen e klasës së shtatë, **Defne Karata?**.

Vajza pësoi lëndime të rënda dhe, pas ndihmës së parë nga ekipet mjekësore në vendngjarje, u transportua me urgjencë në **Spitalin e Qytetit Etlik**. Mjekët konstatuan se ajo ka pësuar hemorragji në tru dhe gjendja e saj vazhdon të jetë kritike.

Momenti i aksidentit është regjistruar nga kamerat e sigurisë në zonë, duke dokumentuar sekondë pas sekonde përplasjen.

video – https://www.instagram.com/beyaz.magazinnn/reel/DWkQ_n5DF8_

Banorët dhe bizneset pranë vendit të ngjarjes kanë deklaruar se mbikalimi në atë segment është i vjetër dhe i amortizuar, ndaj shumë këmbësorë nuk e përdorin. Ata shtojnë se drejtuesit e mjeteve kalojnë shpesh me shpejtësi të lartë dhe u kanë bërë thirrje autoriteteve të marrin masa urgjente për rritjen e sigurisë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit u ndalua nga policia dhe pritet të dalë para gjykatës pasi të përfundojnë procedurat në komisariat. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE