
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar, siç u shpreh ai, reforma të thella në këtë subjekt politik.
Abdixhiku në një reagim në rrjetin social ‘Facebook’ pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit ka thënë se këtij subjekti politik i duhen njerëz
që ndërtojnë, e jo që, siç u shpreh ai, rrënojnë kolektivisht për përfitime personale.
“Përpara nesh kemi edhe reforma të thella të brendshme. Na duhen njerëz që i japin vizionit tonë, që ndërtojnë bashkë me ne, e jo të tillë që
vetëm marrin pa dhënë, pengojnë e shpresojnë në rrënim kolektiv për përfitim individual. Këto reforma do t’i bëjmë. Me prioritet, shpejtë dhe qartë si kurrë më parë”, deklaroi Abdixhiku, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
