LAJME / E Hënë 8 Qershor 2026, 11:11

A u bë “bashkimi” shkaku i rënies? Ish-deputeti nxjerr shifrat që tronditin LDK-në

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhavit Ukaj, ka publikuar rezultatet e nëndegës së LDK-së në Piranë, bastionin tradicional të këtij subjekti politik në Prizren.

Në bazë të fotografisë së publikuar të Ukajt, vërehet se në Piranë LDK-ja mori vetëm vetëm 188 vota. Në këtë fshat, LDK-ja radhitet e treta pas LVV-së dhe LDK-së, shkruan Insajderi.

Kjo përkthehet në një humbje prej 318 votash, pasi që ky subjekt politik në zgjedhjet e 28 dhjetorit kishte marrë 506 vota.

Xhavit Ukaj është një prej figurave të LDK-së që ka kundërshtuar në vazhdimësi bashkimin e këtij subjekti politik me Vjosa Osmanin. /Insajderi.org/ do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE