LAJME / E Diel 22 Shkurt 2026, 07:07

“A e do Evropa Kosovën në NATO?”/ Vjen përgjigjja nga Franca! Eksperti: Ja çfarë kërkon Macron

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Selam Harrizi, ka folur këtë të shtunë në nje wmision televiziv me Franko Egron mbi qasjen që ka Franca për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“E vërtetë, Franko, janë katër shtete që nuk e njohin Kosovën në NATO. Në Francë nuk kemi një përgjigje konkrete. Franca dhe BE-ja janë të fokusuara më shumë në luftën Ukrainë-Rusi.

Deklaratat e fundit të Macron janë që, përsa i përket dialogut Kosovë-Serbi, të shkohet më tutje dhe të ketë një perspektivë europiane dhe me një rezultat pozitiv.

Macron e thekson të ketë një njohje reciproke. Kurse për NATO-n edhe Brukseli është në pikëpyetje. Kosova i ka përmbushur standardet ushtarake dhe demokratike dhe funksionale.

Duke u bazuar në kontekstin aktual politik, Kurti flet për spiunazhe hibride, duke thënë se sulmet serbe dhe ruse paraqiten në Prishtinë. Por nuk kemi një deklaratë zyrtare të Parisit për anëtarësimin e Kosovës në NATO.” – tha Harrizi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE