
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryesindikalistin e njohur Gëzim Kalaja, në një bisedë që u përqendrua kryesisht te sfidat dhe e ardhmja e demokracisë në vend.
Dy figurat e vjetra të skenës publike, të cilët kanë qenë të pranishëm në momente kyçe të tranzicionit shqiptar, ndanë pikëpamjet e tyre mbi gjendjen aktuale të sistemit demokratik. Me përvojën e gjatë politike dhe sindikaliste, ata diskutuan për rrugët që sipas tyre duhet të ndiqen për të forcuar institucionet dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve.
Në mënyrë simbolike, biseda u fokusua edhe në kontrastin mes brezave: një demokraci relativisht e re, 36-vjeçare, përballë figurave me dekada përvojë, si 81-vjeçari Berisha dhe 90-vjeçari Kalaja. Ata theksuan se pavarësisht moshës së sistemit, sfidat mbeten të shumta dhe kërkojnë angazhim të vazhdueshëm.
Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti demokrat Tritan Shehu, i cili së fundmi ka festuar 77-vjetorin. Prania e tij shtoi edhe më shumë peshë simbolike në këtë takim, ku përvoja dhe historia u ndërthurën me diskutimet për të ardhmen politike të vendit.
Takimi vjen në një moment kur debatet mbi funksionimin e demokracisë, rolin e opozitës dhe sfidat institucionale janë rikthyer në qendër të vëmendjes publike, duke nxitur reflektim mbi rrugën që duhet ndjekur në vitet në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
