LAJME / E Enjte 9 Prill 2026, 04:04

39-vjeçarja nga Filipinet: Shqipëria vend i mundësive, shqiptarët janë..

Eleanor është vetëm një nga shumë të huaj që kanë zgjedhur vendin tonë për të filluar një jetë të re, të sigurt dhe të qëndrueshme.

39-vjeçarja nga Filipinet ka vetëm dy muaj që jeton në Shqipëri për të punuar dhe për të jetuar.

Tregon se la pas vendin e saj dhe punon në Shqipëri si shitëse dhe se pavarësisht largësisë nga familja, ndihet e lumtur dhe e motivuar për të filluar një kapitull të ri në Shqipëri.

Për të Shqipëria ofron mundësi të mira për punë dhe procesi për të ardhur këtu ishte i thjeshtë.

Vendi ynë po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion për punonjës të huaj; vetëm vitin e kaluar, rreth 50,000 të huaj kishin leje pune në Shqipëri.

Përveç mundësive të punësimit, Shqipëria ofron një ambient mikpritës dhe njerëz të ngrohtë, gjë që e bën adaptimin dhe integrimin shumë më të lehtë.

, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE