
27-vite më parë, u vra në një atentat Azem Hajdari, në atë kohë deputet i PD. Edhe sot e kësaj dite, kjo vrasje ka shumë mister brenda pasi nuk dihet se kush e porositi vrasjen e tij dhe cila ishte arsyeja e vërtetë.
Ditën e ekzekutimit, Azem Hajdari ndodhej në qytetin e Fierit, ku edhe merrte pjesë në një miting të organizuar nga Partia Demokratike, më pas u ndal në Lushnje dhe pasdite mbërriti në Tiranë. Në mbrëmje ai njoftohet se dikush e priste poshtë, ku ishin Fatmir Haklaj dhe Jaho (Salihi) Mulosmani.
Kjo është dhe pjesa më e debatueshme, pasi ka shumë nga ata që thonë se këtu ka gisht ish-kryeministri Berisha, i cili dyshohet se e nxori në pritë përmes ish-truprojës së tij Izet Haxhisë, i cili është dënuar me 21-vite burg si pjesëmarrës në krim.
Thuhet se dikush e telefonoi Hajdarin. Pasi u informua, Azem Hajdari me dy truprojat e tij, Zenel Nezën dhe Besim Çerjen zbresin dhe i drejtohen makinës që ishte poshtë, duke trokitur në xham. Në këtë moment del nga mjeti Fatmir Haklaj dhe i afrohet me një kallashnikov në duar duke e qëlluar.
Më pas, në të djathtë të tij supozohet të jetë afruar Jaho Mulosmani dhe në të majtë Naim Çangu, që të dy të armatosur. Në këto momente Besim Çerja, truproja i vendosur në anën e majtë të Azem Hajdarit bllokon armën e Fatmir Haklaj duke ia kapur fort me të dyja duart.
Drejtimi i tytës së kësaj arme shihte në krahun ku gjendej Zenel Neza dhe Naim Çangu dhe nga e djathta në të majtë të Fatmir Haklajt, kur sheh se Fatmirit i bllokohet arma, Jaho Salihi afrohet dhe pretendohet se ka qëlluar me një pistoletë 9 mm në kokë shokun e tij Besim Çerjen. Nga të shtënat vritet Azem Hajdari, ndërsa qëllohen Zenel Neza e Naim Çangu.
Zenel Neza mbeti i plagosur dhe arriti të mbijetojë. Por kjo ngjarje ka shumë mistere. Vetë Berisha i drejtohej me një letër ambasadorit amerikan në atë kohë dhe akuzon truprojën e tij Izet Haxhinë si të përfshirë. Por që atëherë, ai kurrë nuk doli para drejtësisë qoftë dhe si dëshmitar. Kur u bë gjyqi për Jaho Mulosmanin dhe vëllezërit Haxhia, Berisha u thirr disa herë në gjykatë e prokurori si dëshmitar dhe kurrë nuk shkoi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
