LAJME / E Hënë 4 Mars 2024, 21:09

25-vjeçari shqiptar dhunon partneren moldave në greqi, e reja në gjendje të rëndë

Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku protagonist është një shtetas shqiptarë.

25-vjeçari ka dhunuar për arsye ende të paqarta partneren e tij 35-vjeçare me origjinë nga Moldavia.

Kanë qënë fqinjët ata që kanë dëgjuar zëra dhe kanë lajmëruar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje.

E reja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, ndërsa 25-vjeçari pas ngjarjes u zhduk për t’u gjetur më vonë nga policia në zonën e Karditës.

Ndaj tij është ngritur akuza për lëndim të rrezikshëm trupor, pasi i ka shkaktuar partneres plagë të rënda në kokë.