LAJME / E Martë 16 Qershor 2026, 22:10

🛑 Tragjedi nĂ« ZvicĂ«r/ NdĂ«rron jetĂ« Blerimi, babai i tre fĂ«mijĂ«ve

Blerim S., baba i tre fëmijëve dhe një figurë e njohur në komunitetin shqiptar në Zvicër, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku në kantonin Aargau. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve nga autoritetet zvicerane.

Sipas informacioneve të publikuara, ngjarja ka ndodhur të dielën në mbrëmje, pak pas orës 18:30, në Birrfeldstrasse pranë Wohlenschwilit. Për arsye që ende nuk janë sqaruar, automjeti tip Renault që drejtohej nga 37-vjeçari doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë ure.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, Blerimi ndërroi jetë në vend.

I ndjeri jetonte në rajonin e Wohlenit, ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ai punonte në një kompani të njohur të industrisë së orëve dhe njihej si një tifoz i pasionuar i futbollit, duke qenë aktiv edhe në një klub futbollistik lokal.

Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët. Një mike e familjes ka deklaruar për mediat zvicerane se humbja e tij ka prekur thellë të gjithë ata që e njihnin.

“Është jashtëzakonisht tragjike që ai nuk është më mes nesh. Ai lë pas bashkëshorten dhe tre fëmijët”, është shprehur ajo.

Dhimbja është e madhe edhe në komunitetin shqiptar në Zvicër, ku Blerimi gëzonte respekt dhe vlerësim. Sipas të afërmve, babai i tij kishte qenë një figurë e njohur për angazhimin në çështjen e çlirimit të Kosovës.

Në vendin ku ndodhi aksidenti janë vendosur lule dhe mesazhe ngushëllimi, ndërsa shumë qytetarë kanë shprehur pikëllimin e tyre edhe përmes rrjeteve sociale.

Autoritetet e kantonit Aargau kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse në ngjarje kanë ndikuar probleme shëndetësore, shpejtësia apo faktorë të tjerë. /Albinfo do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE