
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe mbi 120 të tjerë janë lënduar si pasojë e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që goditi mëngjesin e sotëm jugun e Filipineve.
Sipas Institutit Filipinas për Vullkanologji dhe Sizmologji (Phivolcs), epiqendra e tërmetit ishte në jugperëndim të Masimit, në provincën Sarangani, në ishullin jugor Mindanao. Lëkundjet u ndjenë fuqishëm edhe në qytetin General Santos, ku jetojnë rreth 70 mijë banorë.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamje që tregojnë ndërtesa të shembura dhe dëme të mëdha materiale. Autoritetet ende nuk kanë një pasqyrë të plotë të dëmeve, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet në zonat e prekura.
Pas tërmetit, autoritetet filipinase dhe ato të Indonezisë fqinje lëshuan paralajmërime për cunami për shkak të rrezikut nga valët e mëdha detare. Megjithatë, alarmet u tërhoqën disa orë më vonë, pasi rreziku u vlerësua si i zvogëluar.
Banorëve të zonave bregdetare u është kërkuar të qëndrojnë larg vijës bregdetare dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, pasi rreziku nga valët e fuqishme mund të vazhdojë edhe disa orë pas goditjes kryesore.
Qendra Gjermane për Shkencat Gjeologjike (GFZ) njoftoi se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash. Fillimisht magnituda e tij ishte vlerësuar në 8.2 ballë, por më vonë u korrigjua në 7.8 ballë.
Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë, ndërsa autoritetet druhen se numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
