LAJME / E Diel 12 Tetor 2025, 00:12

🟥 Deklarata e fortë e Artan Hoxhës pas fitores: “Serbi, na shiko targën — ALBANIA!” 🇦🇱🔥

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar menjëherë pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë, duke shpërndarë një mesazh që po bëhet viral në rrjetet sociale.

 Hoxha thekson se goli i artë i ndeshjes ishte frut i guximit dhe zemrës së skuadrës:

“Që Shqipëria të godiste portën serbe për herë të parë në 45 minuta dhe të shënonte gol, duhej të dilnin në sulm dy qendërmbrojtësat — Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti.
Goli ishte, padiskutim, meritë e tyre…
Tani, Serbi, na shiko targën — ALBANIA!  ”
 Hoxha kujton se ky sukses merr një shije të veçantë për shkak të historisë dhe rivalitetit:

“Morëm atë që meritonim në ‘Arenën Kombëtare’, por shijon më shumë kur fiton në fushën e kundërshtarit të betuar.
Manaj shlyen penalltinë e humbur para 22 mijë shqiptarëve në Tiranë dhe kthen në gëzim atë që dikur ishte dhimbje.”
 Në fund, gazetari e mbylli me një mesazh që po shpërndahet masivisht në rrjet:

“Një fitore për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen — në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Luginën e Preshevës, Malin e Zi dhe në çdo cep të planetit.
Oh sa mirë me qenë shqiptar!  ”


 Postimi i Hoxhës ka ndezur komentet online, ku tifozët e quajnë fitoren “një hakmarrje sportive me dinjitet dhe zemër kuqezi”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE