KURIOZITETE / E Enjte 27 Janar 2022, 00:12

WhatsApp bën ndryshime: Telefonatat, mesazhet zanore dhe transerimi i bisedave nga Android në iPhone

Priten disa të reja interesante nga bota e WhatsApp; zbulon WABetaInfo, portali kryesor i pavarur i dedikuar aplikacionit të mirënjohur të mesazheve, i cili prej vitesh zbulon lajme të besueshme dhe përparime mbi zhvillimet dhe përditësimet, duke ndihmuar në luftimin e lajmeve të pabaza.

Priten update që kanë të bëjnë me aspekte dhe funksionalitete të ndryshme. E para, që ka të bëjë me telefonatat, me disa modifikime. Do të jetë e mundur të përdoret një sfond i personalizuar edhe gjatë telefonatave.

Një tjetër përmirësim i planifikuar ka të bëjë me sigurinë; do të jetë e mundur të përdoret një sistem vërtetimi me dy faktorë: për këtë arsye kodi 6-shifror do të shoqërohet me një pin. Ky sistem do të përdoret për WhatsApp Desktop dhe WhatsApp Web, në mënyrë që të mbrohet nga mashtrimet e mundshme me sistemin SIM Swap.

Gjithashtu edhe mesazhet zanore do t’i nënshtrohen përmirësimeve dhe veçorive të reja. Funksioni i ndalimit të mesazheve zanore do të zbatohet përfundimisht, pas një periudhe prove që ka nisur që nga tetori; do të jetë e mundur që mesazhet të mund të dëgjohen para se ti dërgojmë, (ndryshe nga metoda e vjetër, e cila pengonte dëgjimin përpara dërgimit).

Për sa i përket pajtueshmërisë mes Android dhe iOS, WhatsApp po lëviz për të bërë më të lehtë kalimin e të dhënave. Sot është e mundur transferimi i të dhënave iOS në modelet Android; Për më tepër, kjo veçori nuk është e disponueshme për të gjitha modelet, por vetëm për modelet Samsung Galaxy, Google Pixel dhe ato Android 12.

Me përditësimin e ri, synohet që kjo mundësi të zgjerohet në të gjitha modelet; përveç kësaj, po punon edhe për shtrirjen e këtij funksioni në drejtim të kundërt, duke bërë të mundur transferimin e historisë së bisedave tuaja edhe nga Android në iOS, duke e bërë më të lehtë për ata që duan të blejnë një iPhone pa humbur të dhënat e WhatsApp.