KURIOZITETE / E Martë 11 Janar 2022, 12:12

Sa të prirur jeni ndaj tradhtisë? Ç’do të thotë gjatësia e gishtave për ju

Herën tjetër kur të dilni në një takim, mos e shikoni partnerin në sy. Në vend të kësaj, shikoni duart e tij.

Nuk e dimë nëse është e vërtetë për të gjithë por është shumë më e lehtë sesa të gërmosh telefonin e tij

dhe të kërkosh detaje të dyshimta që mund të zbulojnë nëse po të tradhton.

Psikologët nga Universiteti i Oxfordit studiuan 600 burra dhe gra në Britani dhe Shtetet e Bashkuara,

duke vëzhguar lidhjen midis formës së duarve. Studimi zbuloi se njerëzit priren të ndahen në dy grupe –

ata që janë më të prirur të qëndrojnë në marrëdhënie dhe të tjerët që duan të provojnë shumë partnerë.

Rezultatet zbuluan se ata që kishin gishtin e unazës më të gjatë sesa gishti tregues ishin më të prirur për të tradhtuar.

Në fakt gjatësia e gishtërinjve përcaktohet edhe para lindjes dhe sigurisht që janë faktorë

të tjerë që ndikojnë nëse partneri do të na tradhtojë.