KURIOZITETE / E Mërkurë 6 Dhjetor 2023, 20:08

Gati për festa, këto sugjerime thonjsh do ju bëjnë të shkoni me vrap te estetistja

Muaji i dhjetorit nënkupton festa dhe tashmë është koha për të menduar për veshjet me xixa, temina, pelush dhe taka me shkëlqim për të marrë gjithë vëmendjen. Por detaji që e çon pamjen në një tjetër nivel, janë thonjtë.

Si fillim, ngjyrat më në modë për këtë periudhë janë blu pastel, e zezë e ndritshme dhe nuancat e së gjelbër. Ajo që nuk duhet harruar, është efekti metalik. Më poshtë gjeni disa ide prej të cilave mund të zgjidhni se si do të duken thonjtë tuaj këtë periudhë festive.

Thonë se çdo flok dëbore është unik. Përqafojeni këtë të vërtetë poetike dhe dekorojini thonjtë me piktura flokësh dëbore.

French me kapuçin e Babagjyshit

Për vajzat që ndiejnë se Krishtlindjet janë ngjarja kryesore e kësaj periudhe, thonjtë French të kombinuar me kapuçin e kuq klasik janë zgjedhja e duhur.

Duke kujtuar pak filmik ikonik të Disney, mund të dukeni si një princeshë akulli me tonet blu pastel. Shtoni flokë dëbore dhe një shtresë me shkëlqim metalik.

Nuk ka rëndësi se çfarë stine është, perlat janë gjithnjë në modë. Një rozë e lehtë dhe perla nuk ‘ulërasin’, por duken shumë elegante në thonjtë tuaj.

Kur nuk dini se ç’të zgjidhni, thonj të gjatë French të zbukuruar me xixa (rekomandohen argjendi) nuk gabojnë kurrë. Dizajni është me klas por edhe trend.

Hailey Bieber, Kim Kardashian po ndjekin “teorinë e thonjve të zinj”. Mund të vizatoni një fjongo për t’i përshtatur me periudhën.

Thonjtë transparentë me dizajne shumëngjyrëshe do jenë në modë për vjeshtën dhe dimrin 2024. ‘Spërkatini’ thonjtë me yje të kuq, të gjelbër dhe argjend dhe jeni gati për festat.

Piktura të shtëpizave, bredhave, drerëve, një njeriu dëbore dhe sytë e të gjithëve do të nguliten te duart tuaja.

Ngjyra klasike e festave, por bëjeni edhe më trend duke shtuar shkëlqimin metalik./tvklan.al