KURIOZITETE / E Mërkurë 10 Nëntor 2021, 21:09

Amerikë: 16-vjeçarja shpëton nga rrëmbyesit duke përdorur gjestin që kishte mësuar në TikTok

Ky gjest i mësuar në TikTok e shpëtoi atë nga e keqja: katër gishta që mbyllin gishtin e madh të palosur në pëllëmbën e dorës së saj.

Një amerikane gjashtëmbëdhjetë vjeçare, e rrëmbyer në Karolinën e Veriut nga një burrë 61-vjeçar, e kishte parë shumë herë në rrjetet sociale: një sinjal për të kërkuar ndihmë.

I shpikur nga Fondacioni Kanadez i Grave për të ndihmuar gratë, fëmijët dhe të gjithë ata që ndihen në rrezik brenda mureve të shtëpisë, ky gjest është transmetuar prej kohësh në të gjitha platformat sociale për të arritur sa më shumë njerëz.

Dhe është përhapur gjerësisht, veçanërisht në TikTok. Kështu që, web-i, gjithnjë e më shumë i kritikuar për përmbajtjen, tregon anën e tij më të mirë, duke demonstruar se media sociale mund të përdoret në një mënyrë të dobishme dhe inteligjente.

Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja nga Asheville, ishte zhdukur prej ditësh, ndërsa familja e saj kishte paraqitur një ankesë. Së bashku me rrëmbyesin e saj, ajo përshkoi të paktën katër shtete, nga Karolina e Veriut në Tenesi, nga Ohio në Kentaki.

Pikërisht në këtë të fundit, një automjet i ndalur në semafor ka vënë re vajzën e cila, e ulur në sediljen e pasme të makinës, nga pas dritares hapte dhe mbyllte vazhdimisht pëllëmbën e dorës në gishtin e madh.

Duke njohur sinjalin, ai menjëherë telefonoi 911, numrin e urgjencës në Shtetet e Bashkuara dhe filloi të ndiqte automjetin me gjashtëmbëdhjetë vjeçaren brënda për rreth dhjetë kilometra, duke ndihmuar policinë për ta lokalizuar.

Kështu adoleshentja u lirua dhe u soll në shtëpi nga prindërit e saj, ndërsa 61-vjeçari, i cili nuk bëri rezistencë, u kap.

“Në këtë rast, ai gjest i përhapur në TikTok ka shpëtuar vërtet një jetë dhe mund të shpëtojë shumë të tjera”, komentuan policët.