Horoskopi / E Martë 5 Maj 2026, 14:02

“Role drejtuese dhe ngritje në detyrë”/ Lajme të MIRA për këtë shenjë të horoskopit këtë verë

“Pra, gjatë punës mund të kenë njohje romantike, gjatë zhvillimit personal që ata bëjnë mund të vijnë gjëra më të favorshme…”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë astrologu Hysgen Dauti. Ai ka zbuluar se si parashikohet kjo verë

për të gjitha shenjat e zodiakut, në apektin romantik, financiar, e jo vetëm…

Si do të jetë kjo verë për Peshqit?

Ajo që vjen këtë verë janë situatat e punës. Më në fund Peshqit do i largohen situatave shqetësuese në punë dhe do marrin role

drejtuese, do kenë ngritje në detyrë, do i propozohen kontrata të reja. Dhe do kenë mundësi të bëjnë diçka që dinë ta bëjnë

më së miri në biznes, kështu që Peshqit do bëjnë diçka që me të vërtetë e zotërojnë. Kjo do të sjellë nismat e një pune shumë

produktive gjatë kësaj vere. Peshqit do të jenë ata që ndryshe nga turma, do të duhet të shohin dhe pak punën, por kjo nuk do

të thotë që nuk do shijojnë. Do shijojnë, por shija do të vijë në forma të tjera.

Pra, gjatë punës mund të kenë njohje romantike, gjatë zhvillimit personal që ata bëjnë mund të vijnë gjëra më të favorshme,

mund të fitojnë bashkëpunime të reja. Shijimi i verës për Peshqit, do të jetë që pas çdo gjëje që bëjnë, do vijnë fryte, benefite,

shpërblime. Nëpërmjet punës, fillon dhe romanca. Mund të kenë njohje në vende pune, mund të kenë bashkëpunime të reja dhe në këto njohje mund të godasë pak dhe ana romantike. Kështu që, janë pak të kufizuar, por të paktën Peshqit po bëjnë hapa para dhe nuk janë vend numëro. /TAR, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE