Horoskopi / E Shtunë 24 Janar 2026, 19:07

Ervin Salianji arrin një tjetër fitore në luftën brenda PD, i rrëmben Berishës VIP-in demokrat

Protestës kombëtare të 24 janarit, të thirrur nga Sali Berisha, i është bashkuar edhe Ervin Salianji.

Ai shoqërohet nga disa demokratë si Orest Berberi, Arbër Kola, Valbona Mëhilli, ndërsa në sy bie prezenca e “VIP”-it korçar i Big Brotherit, Ilir Vrenozi.

Mesa duket Salianji i ka rrëmbyer “zemrën” Ilir Vrenozit i cili së fundmi është shfaqur kritik ndaj Berishës dhe iu bashkua grupit “kryengritës” brenda PD-së.

Kujtojmë që Salianji organizon herë pas here takime me demokratët, ku kritikon lidershipin e PD, ndërsa Sali Berisha thotë se Salianji është vetëpërjashtuar nga partia.

Ndërkohë, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar qytetarët amerikanë të shmangin zonën e protestës dhe ka bërë të ditur kontaktet emergjente për çdo rast, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE