E BUJSHME/ Rrugë “e re” Tiranë – Durrës, afati i punimeve është 5 muaj…

Bashkia e Tiranës ka shpallur kompaninë fituese për rikonstruksionin e rrugës dytësore Tiranë – Durrës
, në segmentin Hygea – Megatek. Bashkimi i kompanive “Vëllezërit Hysa” dhe “Ergi”
është përzgjedhur me një ofertë prej 386.5 mln lekësh pa TVSH,
ndërsa afati i parashikuar për realizimin e punimeve është 5 muaj kalendarikë.
Fondi limit i tenderit ishte rreth 594.9 mln lekë pa TVSH. Oferta e përzgjedhur është rreth 208.4 mln lekë më e ulët, ose 35% nën këtë vlerë. Financimi parashikohet të mbulohet nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës.
Aksi që do t’i nënshtrohet rikonstruksionit ka një gjatësi prej rreth 6.84 km dhe shërben për aksesin në bizneset dhe objektet industriale të zonës, si dhe në zonat e banuara pranë tij. Raporti teknik evidenton segmente me gropa, çarje dhe ulje të asfaltit, trotuare të dëmtuara dhe probleme me ndriçimin.
Projekti parashikon ndërhyrje në shtresat rrugore, rikonstruksion të trotuareve, bordurave dhe kunetave, si dhe punime për largimin e ujërave të shiut. Në vendkalimet e këmbësorëve do të ndërtohen rampa për personat me aftësi të kufizuara dhe karrocat e fëmijëve.
Gjithashtu, parashikohet ndriçim i ri me kontroll të intensitetit sipas orarit dhe fluksit të përdorimit të rrugës, sinjalistikë horizontale e vertikale, hidrante për mbrojtjen nga zjarri dhe mbjellje pemësh dekorative përgjatë trotuarit.
Më të Lexuarat

LAJME
E BUJSHME/ Rrugë “e re” Tiranë – Durrës, afati i punimeve është 5 muaj…

LAJME
Dënoi Thaçin, gazetarja Esmeralda Mulaj : Ja inati që gjykatësi Smith ka me Kosovën (Video)

LAJME
“Berisha, përfaqësues i interesave ruse në Shqipëri”, Meçe: Qori u materializua tek Antifa, lideri blu i ruhet shpagimit nga jashtë!
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Publikohet biseda mes Arlindës dhe ish-burrit të saj, tronditëse çfarë shkruhet aty
Detaje të reja janë bërë publike lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila humbi jetën tragjikisht në Pejë, ndërs...

LAJME
E BUJSHME/ Rrugë “e re” Tiranë – Durrës, afati i punimeve është 5 muaj…

LAJME
Dënoi Thaçin, gazetarja Esmeralda Mulaj : Ja inati që gjykatësi Smith ka me Kosovën (Video)

LAJME