Dënoi Thaçin, gazetarja Esmeralda Mulaj : Ja inati që gjykatësi Smith ka me Kosovën (Video)

Nga Class• 29 October 2026

Dënoi Thaçin, gazetarja Esmeralda Mulaj : Ja inati që

Gazetarja Esmeralda Mulaj u shpreh se gjykatësi Charles Smith që dha

 dënimet për ish-krerët e UÇK-së duket se e ka personale, “që nga koha kur ka punuar në EULEX”.

“Po e lanë, po vazhdoi dhe po heshtën, jam e bindur që aty do shohim të tjerë ish-komandantë

të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse paska sfidë personale (gjykatësi) Charles Smith,

që nga koha kur ka punuar në EULEX. Hashim Thaçi ka humbur babain, nuk e lanë që të shkojë ta shikonte në spital. Mezi i dhanë leje. Nuk e lanë t’i hidhte një grusht dhe ditën që u varros, i dhanë leje vetëm më pas. Çfarë lirish dhe të drejtash njeriu janë këto?

Kadri Veseli humbi të dy prindërit, Jakup Krasniqi humbi vëllain, mbesën. U bë katër herë gjysh pa qenë pranë tyre, pa qenë pranë familjes së vet. Rexhep Selimi i ka lënë fëmijë djalin dhe vajzën e tij, tani ka adoleshentë edhe po i rriten”, tha Mulaj në studion e “Terminal” nga Loneta Progni, në A2CNN.

“Kur je prind vetë, mendon edhe si një prind. Fëmijët e tyre prisnin të liroheshin. Pra, të gjitha këto janë shumë të rënda, duke parë se për çfarë luftuan dhe për çfarë po dënohen”, shtoi gazetarja. (A2 Televizion)