Dridhet Ukraina! Ja VENDIMI i ri që mori Vladimir Putin për ushtrinë ruse

Nga Class• 29 September 2026

Në një kohë kur ushtria ruse duket se po përballet me vështirësi në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për rritjen e numrit të përgjithshëm të personelit të ushtrisë ruse në mbi 2.44 milionë persona.

Nga kjo shifër, rreth 1.55 milionë janë personel ushtarak aktiv, pra pjesëtarë me uniformë.

Kjo është rritja e katërt e forcave gjatë këtij viti. Me dekretin e ri, numri i përgjithshëm i personelit rritet me 49.860 persona, ndërsa numri i ushtarakëve aktivë shtohet me 47.860.

Dokumenti është nënshkruar më 28 shtator dhe ka hyrë menjëherë në fuqi.

Qeveria ruse është urdhëruar të sigurojë nga buxheti federal fondet e nevojshme për Ministrinë e Mbrojtjes, në mënyrë që të mbulojë shpenzimet që lidhen me rritjen e personelit ushtarak.

Sipas të dhënave të publikuara, kjo është një tjetër rritje e strukturës së ushtrisë ruse gjatë këtij viti dhe rritja e shtatë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, duke shtuar gjithsej 49.860 persona në strukturën e forcave.