Gjendet i pajetë një person pranë liqenit në Farkë. Pistat e hetimit

Nga Class• 29 September 2026

Një 77-vjeçar është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në zonën e Liqenit të Farkës, pranë hapësirës së parkimit të një lokali.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Paraprakisht, grupi hetimor ka përjashtuar pistën e një vrasjeje me dashje.

Ekspertët po hetojnë dy pista kryesore: mundësinë që i moshuari të jetë përplasur nga një automjet që më pas është larguar, ose vdekjen aksidentale si pasojë e humbjes së ekuilibrit dhe rrëzimit në anë të rrugës.

Hetimet po vijojnë për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.