
Vendimi i Juliana Nurës për t’u bërë nënë përmes procedurës IVF pa partner ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Krahas mesazheve mbështetëse, nuk kanë munguar as kritikat, mes tyre edhe reagimi i influenceres Valdrina.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo fillimisht i uroi Xhulit një shtatzëni të mbarë, por u shpreh kundër asaj që e cilësoi si normalizim të rritjes së një fëmije pa figurën e babait.
Sipas saj, dëshira për t’u bërë nënë nuk duhet të vendoset mbi interesin e fëmijës. “Veç pse ti do me u bë nanë, po rritet fëmija pa babë? Ai për shkak teje e ka emrin jetim”, tha ajo.
Valdrina ngriti edhe shqetësimin se në rastet e donatorëve anonimë, fëmija mund të mos ketë mundësi të njohë origjinën e tij biologjike. Ajo përmendi edhe mundësinë që në të ardhmen persona me të njëjtin donator të mund të takohen pa e ditur lidhjen biologjike mes tyre.
Në reagimin e saj, influencerja shtoi se gratë që dëshirojnë të bëhen nëna mund të mendojnë edhe për birësimin e fëmijëve që jetojnë në shtëpitë e fëmijës, duke argumentuar se ka shumë të mitur që presin të kenë një familje.
Në përfundim, Valdrina theksoi se respekton të drejtën e secilit për të marrë vendime për jetën personale, por është kundër paraqitjes së këtij modeli si diçka që duhet të konsiderohet normale për të gjitha gratë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
