
Teksa po afrohet sezoni i ri televiziv, kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë të personazheve që mund të bëhen pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”.
Një prej emrave që po përflitet së fundmi është ai i shkrimtarit dhe gazetarit Aldo Mustafa, i cili mund t’i bashkohet kastit të edicionit të ri të reality show-t.
Mustafa ka një eksperiencë disa-vjeçare në gazetari dhe media, ndërsa aktivitetin e tij e ka shtrirë edhe në letërsi dhe kulturë. Ai është gjithashtu themelues dhe drejtues i platformës kulturore “RevoKult”.
Interesant është fakti se emri i tij nuk përmendet për herë të parë në lidhje me “Big Brother VIP Albania”. Mustafa është përfolur si kandidat edhe për edicione të mëparshme, por deri më tani hyrja e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nuk është konkretizuar.
Tashmë emri i tij rikthehet mes kandidatëve të mundshëm për BBVA 6. Deri në një njoftim zyrtar nga produksioni ose vetë Mustafa, pjesëmarrja e tij mbetet në kuadrin e raportimeve dhe ende nuk mund të konsiderohet e konfirmuar.
Ndërkohë, pritet që në javët në vazhdim të dalin në qarkullim edhe emra të tjerë, teksa kasti përfundimtar i BBVA 6 mbahet ende sekret, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
