
Finalja e madhe e “Ferma VIP 3” vazhdon të prodhojë momente që po komentohen gjerësisht në rrjetet sociale edhe pas përfundimit të spektaklit.
Një prej tyre lidhet me Mimoza Ahmetin dhe Ilir Shaqirin, dy prej personazheve më të spikatur të këtij sezoni, të cilët krijuan një raport të veçantë gjatë qëndrimit në fermë.
Gjatë mbrëmjes finale, pak para shpalljes së fitueses, Mimoza Ahmeti mbajti një fjalim, ndërsa për Ilir Shaqirin rezervoi disa nga fjalët më të mira.
Sipas saj, balerini kishte një rol të veçantë brenda fermës, pasi shërbeu si personi që testoi karakterin e secilit konkurrent gjatë rrugëtimit në spektakël, duke e realizuar këtë mision me sukses.
Ndërsa Moza po fliste për Ilirin dhe po e vlerësonte publikisht, regjia vendosi të fokusonte kamerën te familjarët e tij në studio. Në ato momente, gruaja dhe vajza e Ilir Shaqirit u panë duke shkëmbyer disa reagime dhe mimika, të cilat nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së publikut.
Pamjet po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet, ku shumë ndjekës po komentojnë gjuhën e trupit dhe shprehjet e tyre gjatë fjalimit të Mimoza Ahmetit.
Interesi për këto reagime vjen edhe për shkak të afrimitetit që u krijua mes Mozës dhe Ilirit gjatë javëve të fundit në fermë.
Madje, vetëm pak orë më herët, në kuadër të një loje të organizuar brenda spektaklit, të dy zhvilluan një ceremoni simbolike martese dhe shkëmbyen edhe puthje në buzë, momente që u komentuan gjerësisht nga publiku, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
