SHOWBIZ / E Shtunë 24 Korrik 2021, 11:11

U kap me dr*gë në makinë, Policia jep detaje nga shoqërimi i Azem Hajdarit: Në mjet ishte dhe një vajzë, gjetëm pesë…

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje lidhur me shoqërimin në komisariat të Azem Hajdarit dhe shokut të tij moshatar, H.GJ.

Në makinë me dy djemtë ka qenë dhe një vajzë 19 vjece nga Lushnja. Të tre janë shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Në njoftimin zyrtar policia thotë se në cilësinë e provës materiale janë gjetur 5 doza lënë nar kotikë ka na bis s ativa, pa specifikuar nëse dozat ishin të ndara në cigare të gatshme apo qese të vogla. Nuk raportohet as gr am atura e kapur.

Njoftimi i policisë / Elbasan

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë na rkot ike e dyshuar can na bis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe, banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.