
Finalja e madhe e “Ferma VIP 3” nuk ka kaluar pa polemika. Pas shpalljes së renditjes së finalistëve dhe eliminimit të Bujakës, një moment i kapur nga kamerat ka nisur të qarkullojë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Në pamjet që po bëjnë xhiron e internetit, shihet opinionistja Armina Mevlani teksa ndodhet në panel dhe, sipas interpretimit të shumë ndjekësve, dëgjohet duke thënë: “Soni duhej të kishte dalë e pesta.”
Menjëherë pas këtij momenti, Armina shihet duke mbuluar fytyrën me dorë, në një përpjekje për të mos u kapur nga kamera.
Megjithatë, një tjetër kënd filmimi ka regjistruar lëvizjen dhe reagimin e saj, duke bërë që videoja të shpërndahet gjerësisht në rrjet.
Këto pamje vijnë vetëm pak ditë pas incidentit me Ermal Mamaqin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
