SHOWBIZ / E Enjte 7 Maj 2026, 14:02

"Thuaj emrin e kolegut që nuk e meriton suksesin që ka"/ Habit me përgjigjen Mimoza Ahmeti

Gjatë një loje të organizuar në “Ferma VIP”, e cila konsistonte në përgjigjen e pyetjeve të fshehura në letra, Mimoza Ahmetit i ra detyra të zbulonte emrin e një kolegu ose kolegeje që, sipas saj, nuk e meriton suksesin që ka arritur.

 

Fillimisht e pavendosur nëse duhej të përmendte një emër nga brenda formatit apo nga bota e jashtme, shkrimtarja u këshillua nga banorët e tjerë të zgjidhte këdo që dëshironte.

Pas një momenti hezitimi, Moza ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë që ka shkaktuar habi.

Ajo ka përmendur shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare, duke u shprehur: “Po për shembull, po them për Ismail Kadarenë që e kam koleg në fushën time, unë mendoj që ai nuk e meriton gjithë atë sukses që ka.”

Kjo deklaratë ka befasuar jo pak fermerët dhe publikun, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE