
Ministrat e kabinetit qeveritar e 12 drejtuesit politikë të qarqeve, janë thërritur sot në orën 18:00 në mbledhje nga kryeministri Edi Rama.
Kryesocialisti pritet të japë udhëzimet për takimet që duhet të nisin drejtuesit politik në zonat e tyre elektorale, për të shpjeguar dokumentet strategjike të mazhorancës qeverisëse, ‘Besën’, ‘Praninë Besnike’.
Përveç ditës së djeshme që Rama mblodhi ministrat, takime 2 ditore janë zhvilluar në Pogradec më 23 dhe 24 gusht. Në dy ditë, kreu i qeverisë, u la porosi ‘të vetëve’ të jenë sa më afër qytetarëve dhe të angazhohen maksimalisht për adresimin dhe zgjidhjen e problemeve te tyre.
Nga Pogradeci Rama prezantoi dhe ‘Pasqyrë Albania’, një hapësirë dixhitale ku do të grumbullohen problematikat e qytetarëve dhe nga ku do të ndiqen nga qeveria. Platforma do të funksionojë përmes dy mekanizmave: “Flamingo Albania”, që do të mbledhë ankesat dhe shqetësimet, dhe “Radar”, që do të gjurmojë rrugën e trajtimit të tyre nga ministritë, bashkitë dhe institucionet e tjera.
Pas një pushimi të shkurtër veror, Partia Socialiste është vënë e para në lëvizje. Rama i ka bërë të qarta porositë si dhe piketat për pjesën tjetër të mandatit. Ndërkohë në kampin demokrat, Sali Berisha organizoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar nga ku paralajmëroi ndryshime brenda në parti.
Gjithashtu në media është përfolur se kryeministri Edi Rama në shtator do të kryeje 6 ndryshime ne kabinetin qeveritar duke rifreskuar ministrat per te sjelle energji te reja ne qeverisje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
