SHOWBIZ / E Mërkurë 18 Shkurt 2026, 19:07

Pas debatit mes tyre, Rogerti zbulon histori nga e kaluara dhe përmend familjen e Selinës

Përplasja e fortë e mbrëmjes së kaluar mes Rogertit dhe Selinës nuk është mbyllur me aq. Tensionet kanë vijuar edhe gjatë ditës, ku Rogerti ka ndarë me banorët detaje të reja tronditëse mbi marrëdhënien e tyre dhe përfshirjen e familjeve.

Rogerti u shpreh i prekur thellë nga fakti që debati degradoi në nivel personal. Ai zbuloi se Selina i ka bërë deklarata të rënda, duke i thënë: “Të jem unë djali yt, s’dua të kem baba”, si dhe i është drejtuar Juelës me ironi: “Pyete Rogertin për burrërinë”.

Në kundërpërgjigje, Rogerti ka hapur “letra” të vjetra, duke pretenduar se familja e tij e ka mbështetur atë të Selinës.

“Familja ime i ka dhënë bukë familjes së saj,” – theksoi ai, duke shtuar se deklarata e tij për vëllanë e Selinës (bërë para një muaji) është shtrembëruar.

Ai tregoi se dikur raportet ishin aq të afërta sa djali i tij luante me mbesën e Selinës, por tashmë gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht. Sipas tij, familjet janë ftohur aq shumë sa “nuk duan të shihen me sytë e ballit”.

Rogerti e mbylli diskutimin duke lënë të kuptohet se ka ende detaje të tjera që preferon të mos i bëjë publike, duke i cilësuar si “marre” për t’u përmendur në ekran, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE