
Jul Deda nuk po lë asgjë pa komentuar këtë sezon, dhe pas thumbeve për banorët, radhën e ka pasur formati rival i “Big Brother VIP”, “Ferma VIP”.
Në një nga postimet e tij të fundit në InstaStory, aktori ka bërë një rezyme me humor dhe ironi të dasmës së Mateos dhe Brikenës, duke shkruar se ku e kishte mendjen secili prej pjesëmarrësve.
Pasi kalon në skaner banorët – duke thënë se Mateo e kishte mendjen te Brikena, ajo te kamerat, e të tjerët te dinamikat e tyre – Juli ka zgjedhur ta mbyllë listën me një goditje të drejtpërdrejtë për programin tjetër.
“Ferma e kishte mendjen te Bigu,” – ka shkruar ai, duke vënë në dukje përplasjen e ashpër për audiencë që po ndodh mes dy spektakleve në prime-time.
Me këtë fjali, Juli duket se po mbështet aludimet se formati “Ferma VIP”, i moderuar nga Arbana Osmani, po përpiqet vazhdimisht të sfidojë dinamikat e “Big Brother VIP”.
Si një ish-fitues dhe njeri i shtëpisë në “Top Channel”, ky pozicionim mbrojtës nga ana e tij, i mbështjellë me doza të forta ironie, pritej të tërhiqte vëmendje të madhe në rrjet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
