LAJME / E Martë 26 Maj 2026, 11:11

Shkencëtarja shqiptare trondit botën e mjekësisë! Eranda Berisha zbulon proteinën kyçe që mund të ndryshojë përgjithmonë luftën kundër kancerit

Shkencëtarja shqiptare Eranda Berisha po merr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar shkencor pas publikimit të një studimi të rëndësishëm mbi një virus të

lidhur ngushtë me zhvillimin e disa llojeve të kancerit. Në kërkimin e realizuar në prestigjiozin University of Texas at Dallas, ajo dhe ekipi i saj kanë arritur të

identifikojnë një proteinë kyçe që ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si virusi përhapet dhe sulmon organizmin.

Ky zbulim konsiderohet një hap i madh në kuptimin e mekanizmave që përdorin viruset për të nxitur zhvillimin e kancerit, duke hapur rrugë për trajtime më të

avancuara dhe më efektive në të ardhmen. Sipas ekspertëve, studimi mund të ndihmojë në krijimin e terapive të reja që synojnë bllokimin e përhapjes së virusit

dhe uljen e rrezikut të formimit të tumoreve.

Arritja e Eranda Berishës shihet si një moment krenarie për shqiptarët, pasi emri i saj po përmendet në qarqet akademike ndërkombëtare si pjesë e kërkimeve që mund të ndikojnë në të ardhmen e mjekësisë moderne dhe luftës kundër kancerit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE