SHOWBIZ / E Diel 23 Gusht 2026, 19:07

Floriana Garo bën përjashtimin e rrallë, shfaqet krah bashkëshortit të saj

Floriana Garo ka preferuar gjithmonë që jetën familjare ta mbajë larg ekspozimit të vazhdueshëm në rrjetet sociale. Megjithatë, këtë herë ajo ka bërë një përjashtim, duke publikuar një fotografi krah bashkëshortit të saj, Enis Daci.

Në një Instastory të publikuar së fundmi, Floriana shfaqet pranë partnerit të saj, ndërsa fotografinë e ka shoqëruar vetëm me një zemër. Një postim i thjeshtë, por që ka marrë vëmendje pikërisht për faktin se Enisi shfaqet rrallë në profilin e saj.

Enis Daci është avokat dhe e ka zhvilluar karrierën e tij në Gjenevë. Edhe historia e njohjes së çiftit është e veçantë, pasi kontakti i tyre i parë ka nisur në LinkedIn.

Floriana ka treguar më herët se Enisi i kishte dërguar fillimisht një mesazh në platformën profesionale. Pas rreth një muaji komunikimi intensiv, të dy vendosën të takoheshin për herë të parë në Itali dhe njohja më pas u kthye në një marrëdhënie.

Çifti u fejua në vitin 2017 dhe po gjatë atij viti Floriana konfirmoi martesën e tyre. Më pas ajo u zhvendos në Gjenevë, ndërsa sot Floriana dhe Enisi janë prindër të dy fëmijëve, Adias dhe Priamit.

Pavarësisht se Floriana ka qenë prej vitesh një figurë e njohur për publikun shqiptar, bashkëshorti i saj ka qëndruar kryesisht jashtë vëmendjes mediatike. Edhe në rrjetet sociale, daljet e tyre së bashku kanë qenë të rralla.

Pikërisht për këtë arsye, fotografia e fundit nuk ka kaluar pa u vënë re, duke sjellë një prej atyre momenteve të pakta kur Floriana zgjedh të ndajë me publikun një pjesë nga jeta e saj në çift, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE