SHOWBIZ / E Hënë 17 Qershor 2024, 14:02

Andi i Për’puthen në një histori dashurie, zbulohet vajza që i ka rrëmbyer zemrën (Video)

Andi Shehu është një nga djemtë i cili bëri shumë bujë në emisionin e dashurisë Për’puthen 2. Historia e tij me Tean rrëmbeu zemrat e publikut deri në momentin e ndarjes.

Andi ka qënë shumë i komentuar gjithashtu edhe për lidhjen që pati me Melisa Lleshin, vajzën flokëkuqe e cila për atë periudhë u konsiderua se po shkonte drejt zyrtarizimit. Por nuk kaloi shumë kohë dhe çifti u ndanë.

Në platformën “Tik-tok” një vajzë identiteti i së cilës mësohet se quhet Enki Nako ka publikuar një video ku në krahët e saj shihet menaxheri nga Tirana Andi Shehu.

“Ja dolëm bashkëjetues”, ka shkruar bukuroshja ku shihet se sa po është diplomuar. Nuk dihen detajet e kësaj historie, ama në video duket qartë se Andi e ka hedhur pas krahëve të shkuarën dhe ka nisur bashkëjetesën me vajzën në fjalë.

@enki__nako Ia dolem bashkejetues ????‍? @andi.sh1 #fyp #albaniangirl #albania?? #tirana #perty #shqip #shqiptaretneperbote??? #viral #foryou #albtok #shqiptok #albanian #couple ? Home - Good Neighbours